Lajme
Afro 11 mijë raste aktive me OCIVD-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3 mijë e 252 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave, 335 kanë rezultuar pozitive
Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend ka shkuar në 103 mijë e 815, derisa janë shëruar 90 mijë e 812 persona.
2 mijë e 125 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.
Ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 10 mijë e 878.
Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 103.815 raste nga 517.734 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.125 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 484 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.812 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.878. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 55 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 25 raste, Gjakovë 21 raste, Podujevë 21 raste, Klinë 19 raste, Prizren 19 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 11 raste, Gjilan 10 raste, Shtime 9 raste, Skenderaj 9 raste, Drenas 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kamenicë 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Zubin-Potok 2 raste, Rahovec 1 rast”, thuhet në njofitm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?












