Futboll
Agon Rexhaj, futbollisti shqiptar i Bazelit që kërkohet nga Interi, Juventusi, Barcelona e Bayerni
17-vjeçari shqiptar që po rritet në Zvicër e që ende publiku nuk ka dëgjuar për të
Agon Rexhaj është vetëm 17-vjeçar dhe ende nuk është emër i madh në publik.
Por emri i talentit të Bazelit nuk është më sekret.
Klube si Interi, Juventusi, Barcelona dhe Bayern Munichu kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij.
“Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se Interi është ekipi më serioz për ta transferuar në skuadër.
Rexhaj ka kontratë me Baselin deri në verën e vitit të ardhshëm. Por, mediumi italian ka shkruar se skuadra e Serie A ka arritur marrëveshje me talentin shqiptar dhe transferimi pritet të finalizohet së shpejti.
Rexhaj u lind në mars të vitit 2007. Ai ka shënuar dhjetë gola në dhjetë paraqitje për grupmoshën U17 të Baselit në edicionin e kaluar.
Po ashtu e fitoi kampionatin zviceran me U19 të Baselit, ndërsa ka kontribuuar në kualifikimin e skuadrës në “UEFA Youth League”.
Futbollisti i krahut u transferua te Baseli në verën e vitit 2022, pasi më parë ishte paraqitur te Luzerni.
E-Diaspora
-
Rita Ora pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards që pritet të...
-
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër
-
Ramë Dardania ekspozon në zemrën e qytetit të vjetër të Gjenevës, ‘Faces’, në La Galeri
-
Vlore Krug: Arsimi është më shumë se vetëm shkolla
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Sigurimi i makinave dhe pronës po bëhet dukshëm më i shtrenjtë Nuk është vetëm sigurimi shëndetësor që do të bëhet më i shtrenjtë në 2025; do të...
-
Më shumë zviceranë po largohen nga qytetet
-
Çfarë parashikohet për ekonominë e Zvicrës në 2025?
-
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër
-
Përzgjedhësi i Serbisë e lavdëron Granit Xhakën