Maqedonia

Ahmeti: Komisioni për pajtim në Kuvend s’është çështje pazari

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka theksuar se ka dëgjuar nga mediat për rikonfigurimin e qeverisë dhe se asgjë zyrtare nuk ka. 

“Kjo çështje mund të diskutohet mes partnerëve të koalicionit. Kjo çështje do të jetë pjesë e një analize për të cilën ne si parti e bëjmë se çka është realizuar e çka jo”, deklaroi kryetar i BDI-së.

Ahmeti ka theksuar se Komisioni për pajtim në Kuvend nuk është çështje pazari  “Ne jetojmë në këto hapësira ballkanike, ku thashethemet zënë vend më shpejt se lajmi i vërtetë. Nuk dua të hyj në detaje, por ata që votuan për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, votuan me bindje, pa pazar”, ka thënë ai në një intervistë për Alsat, duke shtuar se iniciativa për formimin e Komisionit për pajtim është e kryeministrit Zoran Zaev.