Lajme
Ahmeti: “Shqiponjat u kthyen në fole”, jemi fitues absolut
Krei i BDI-së, Ali Ahmemti, derisa paralajëmroi fitoren e subjektit të tij politik, tha se me këtë fitore të BDI-së kanë fituar gjithë shqiptarët dhe se nuk ka humbur askush.
“Do jemi dalzotës të vërtetë të të gjithë shqiptarëve, ashtu siç kemi qenë për 18 vjet me radhë”, tha Ahmeti në paraqitjen e tij të parë, pas përfundimit të procesit të djeshëm zgjedhor.
Ai falënderoi votuesit, të cilët edhe në rrethana të vështira iu përgjigjen thirrjes për votim.
“Falënderoj votuesit që në këto rrethana paksa të vështira iu përgjigjen thirrjes për dalje në zgjedhje. Në këto rrethana të rënduara ne vërtet në rend të parë e kemi pasur shëndetin, por kjo duhej ndodhur sepse shteti pa institucione nuk mund të funksionojë. Andaj një mirënjohje të thellë, sepse kjo është një sakrificë që kanë bërë njerëzit”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, duke nënvizuar atë që BDI nuk do të punojë vetëm për votuesit e saj, por për të gjithë shqiptarët.
Sipas tij, BDI ka fituar këto zgjedhje.
“Jemi fitues absolut në të gjitha zonat zgjedhore. Në zonën zgjedhore numër 1, fitues BDI, Në zonën numër 2 fitues BDI, në njësinë zgjedhore 5 fitues BDI dhe në njësinë e 6 zgjedhore fituese BDI. Kemi siguruar mbi 100 mijë vota”, tha Ahmeti.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












