Lajme

Aksident me autobus në autostradën gjermane, të paktën pesë të vdekur

Të paktën pesë persona humbën jetën sot në një aksident të rëndë trafiku, ku përfshihej një autobus në A9 pranë Leipzig në Gjermani. Pati edhe lëndime të shumta, transmeton albinfo.ch.

Aksidenti ndodhi në mëngjesin e sotëm midis kryqëzimit Wiedemar dhe Schkeuditzer Kreuz. Për shkaqe të panjohura, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në krah.

Sipas njoftimeve të policisë, punonjës të shumtë të shpëtimit janë kujdesur për të plagosurit. Autostrada ishte e mbyllur në të dy drejtimet. /Albinfo.ch