Shqipëria

Aksident në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve

Mëngjesin e sotëm një aksident i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali.

Sipas mediave vendase në zonën e La Secca në Itali, një shqiptar, i cili po udhëtonte me makinë, ka humbur jetën për shkak se automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

Viktima është E. Z., 25 vjeç, baba i dy fëmijëve.

I riu ishte duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte qenë në turnin e natës në fabrikën ku punonte. Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.

Drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.