E-Diaspora
Aksident trafiku, lëndohen dy shqiptarë dhe një austriake 40 vjeçare
Kryqi i Kuq dërgoi një grua për kontroll mjekësor, ndërsa dy shqiptarët që ndodheshin në automjetin tjetër, 21 dhe 23 vjeç, u transportuan në spitalin e qytetit Schladming
Të shtunën në mbrëmje në Radstadt të Austrisë ka ndodhur një aksident mes dy veturave, ku si pasojë u plagosën tre persona. Një shofer nuk mundi të shmangte përplasjen, kur vetura që vinte në drejtim të kundërt, papritur manovroi në kthesë.
Në veturën e parë ndodhej një 40 vjeçare nga Radstadt, ndërsa shoferi nga Shqipëria papritur dhe pa shenjë mori kthesën për në rrugën në magjistralen B320. Aty ndodhi përplasja dhe të tre personat në bord mbetën të plagosur.
Kryqi i Kuq dërgoi një grua për kontroll mjekësor, ndërsa dy shqiptarët që ndodheshin në automjetin tjetër, 21 dhe 23 vjeç, u transportuan në spitalin e qytetit Schladming. Hetimet vijojnë, por policia ka konstatuar se asnjëri nga shoferët nuk kishte alkool në gjak.
E-Diaspora
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço” Filmi :”Tashko & Koço një love story shqiptar”...
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm piano nga Kosti Deti
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
Jeta në Zvicër
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër Falë hetimeve të Europolit, dymbëdhjetë qendra të thirrjeve kriminale u shkatërruan. Mashtruesit ishin aktivë edhe në...
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen