Lajme
Aksident tragjik në bjeshkët e Deçanit, dy të vdekur 4 të lënduar
Policia e Pejës ka njoftuar se sot pasdite, në bjeshkët e Deçanit, dy persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë lënduar. Në këtë aksident ishte përfshirë një veturë e cila kishte rënë në humnerë
Dy persona kanë humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë lënduar nga rrokullisja e një veture në Bjeshkët e Deçanit. Lajmin e ka konfirmuar edhe Drejtoria e Policisë Rajonale në Pejë, sipas të cilëve, aksidenti ka ndodh në orën 15:30 min, kurse viktimat që janë nga një fshat i Deçanit, gjendeshin në veturën e cila ka përfunduar në humnerë.
“Informoheni se sot më datën 25 gusht 2017 rreth orës 15:30 në bjeshkën e Pobërgjes-Deçan gjegjësisht te stanet, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e dy (2) personave dhe lëndimin e katër (4) të tjerëve. Në ketë aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit Toyota, me targa vendore. Viktima të këtij aksidenti janë: G.N 1974 (43 vjeç) dhe A.N 2001(16 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Burri 43 vjeç, sipas policisë, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa viktima 16 vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Pejë.
“Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, në këtë rast lëndime kanë pësuar katër (4) persona, të cilët tre nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa një nga të lënduarit, për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur deri sa ngasësi i veturës ishte duke qarkulluar ne rrugët malore, në këtë rast i njëjti del jashtë rruge dhe bie në humnerë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën