Lajme
Aksident tragjik në Gjermani: 20 pasagjerë në gjendje kritike pas përmbysjes së autobusit
Ngjarje e rëndë në Gjermani: Autobus me pasagjerë aksidentohet rëndë

Raportohet se një autobus i kompanisë Flixbus doli nga rruga në autostradën 19, në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, në Gjermaninë veriore, dhe u përmbys, transmeton albinfo.ch.
Sipas një zëdhënësi të policisë, në orët e para të mëngjesit, 20 pasagjerë u plagosën rëndë nga gjithsej 53 sa ishin në autobus. Pasagjerët e plagosur rëndë mbetën të bllokuar për dy orë para se të liroheshin drejt emergjencës. Zëdhënësi fillimisht nuk ishte në gjendje të jepte informacion për shkallën e lëndimeve të pasagjerëve të tjerë.
Autobusi kishte 53 pasagjerë dhe dy shoferë në bord dhe ishte në rrugë për në Vjenë nga Kopenhaga, raportojnë mediat gjermane. Aksidenti ndodhi rreth orës 2:40 të mëngjesit, në nyjën e Röbel, në drejtim të Berlinit. Autobusi fillimisht doli nga rruga në anën e djathtë dhe më pas u përmbys. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet.
Autostrada është aktualisht plotësisht e mbyllur në drejtim të Berlinit. Shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit janë aktivizuar. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar edhe oficerë nga njësitë e autostradave në Dummerstorf dhe Linstow, si dhe nga Plau am See.
E-Diaspora
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe Ceremonia e Ndarjes së Mirënjohjeve për Nxënësit e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në NRW...
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar
Jeta në Zvicër
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar” 20 vajza e djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër, fillojne sot zyrtarisht edicionin e ri te...
-
Gjenevë: Fondi i pensioneve tërhiqet nga obligacionet izraelite
-
Laboratori i Cyrihut zbulon baktere në makinat e kafesë
-
Pas një jave përvëluese, kthehet freskia në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Tuneli rrugor Gotthard deri në 20 milionë franga kosto shtesë për tubin e dytë