Kosova
Aktakuzë ndaj Milaim Zekës për mashtrim me viza pune në Gjermani
Mashtruan 900 aplikues për viza pune në Gjermani
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër deputetit të Nismës, Milaim Zeka, Ilir Krasniqit dhe E.K., për mashtrim, shmangie nga tatimi dhe për pastrim parash.
Sipas aktakuzës, Krasniqi dhe Zeka, që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, më 2 qershor të vitit 2016, kanë regjistruar biznesin, si agjencion punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, duke mashtruar 900 aplikues për viza pune, shkruajnë mediat kosovare.
Prokuroria Speciale e Kosovës të hënën ka ngritur aktakuzë edhe kundër të pandehurve F.H., B.R. dhe V.R. për mashtrim me viza pune në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Të pandehurit F.R dhe B.R në periudhën kohore qershor 2016-gusht 2017, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit për vete dhe persona të tjerë, e me qëllim të fshehjes apo të maskimit, të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë, pasi që më parë kanë pranuar mjete monetare të shumta duke i mashtruar një numër shumë të madh të qytetarëve të Kosovës, kinse do t’i punësojnë në Gjermani, duke përfituar me anë të veprës penale të “mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve”, nga secili i dëmtuar shumën prej 2500 – 3000 euro.
Numri i të dëmtarëve që nuk janë punësuar fare në Gjermani është 489 persona.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











