Bota
Akti heroik i infermieres kineze
Një infermiere arriti ta parandalojë një pacient, i cili tentoi të bënte vetëvrasje.
Pacienti tentoi të hidhej nga një dritare e spitalit në katin e 13-të, në provincën Liaoning të Kinës verilindore.
“Ai ishte i shqetësuar emocionalisht në atë kohë, mendova të flisja me të, por më gjuajti me karrige, duke thënë se do të shkojë në parajsë. Pasi e tha këtë, ai u ngjit në dritare”, tha infermierja.
Kolegët dhe pacientët nxituan për t’i ndihmuar asaj. Infermierja ia kapi krahun përmes dritares dhe e mbajti atë për rreth shtatë minuta, derisa rojat e sigurisë dhe policia mbërritën në spital.
“Nxitova t’ia kapja krahun, e shtriva krahun e tij nën trupin tim, por edhe unë pësova lëndime”, ka shtuar ajo.
Burri u përpoq të ikte nga infermierja, duke bërë disa përpjekje për të kafshuar krahun e saj.
Një mjek tha se shërimi i infermieres nga lëndimi do të marrë kohë. Megjithëse akti i saj heroik i ka kushtuar me lëndime në krahun e djathtë, Dong tha se nuk pendohet për veprimet e saj.
Pacienti u shtrua në spital, ndërsa, sipas mjekëve, burri kishte qenë nën presion pasi gruaja e tij kishte vdekur për shkak të sëmundjes, duke e lënë atë të kujdeset për fëmijën e tyre me aftësi të kufizuara.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














