Shqipëria
Aktivistja e të drejtave të grave kritikon kritikuesit e presidentes së Kroacisë
Gjatë javëve të fundit presidentja e Koroacisë ishte nga figurat më të komentuara në botë, dhe në vendin tonë.
Por disa komente si duket nuk i paskan pelqyer aktivistës së drejtave të grave, Zana Avdiut, e cila në një status ne rrjetin social Facebook, ka kritikuar sidomos burrat shqiptarë që sipas saj presidenten kroate e panë vetëm si një objekt seksual.
Avdiu ka thënë se ‘..Nuk paska lane burre shqiptar pa i komentu përqafimet e presidentes korate, dhe festimet e saj në zhveshtore, bashkë me futbollistët’.
“Krejt e paskan përqeshë, akuzu e moralizu…madje, disa paskan shku aq larg, tu pyet “a ka burrë kjo”. Kjo tregon se sa të frustruar seksualisht dhe të pamoralshem janë burrat shqiptar. Që janë të frustruar seksualisht tregon fakti se: e gjithë bota, përqafimet e presidentes i ka pa si përkujdesje prindrore dhe mëshire. Të gjithe e lavduan për sjelljen e mire. Ndërsa, burrat shqiptar përqafimet e saj, i shihnin si përqafime me qëllime seksuale. Nuk e kishin dert, që ata djemtë ishin edhe ndoshta 30 vjet ma të ri se ajo”, ka shkruar Avdiu.
Sipas Avdiut, çdo koment që është bërë për të, flitet vetëm për fizikun e saj, bukurinë e saj!
“E që janë të pamoralshëm, tregojnë se ato çka ata i quajnë vepra të pamoralshme, ata i bajnë vet çdo ditë. Secili nga ata me shumë qejf e kish perqafu presidenten korate, por jo në kuptimin e përkrahjes dhe mëshires qysh ka vepru ajo, por për qëllime seksuale”, ka shkruar Avdiu në Facebook.
“Pyetja “ a ka burre ajo”, e tregon mësë miri nivelin jashtëzakonisht të ulët të dijes t’tyne. Mentalitet fisnor dhe shpellar, e që nuk kane haber se çka është shteti, kërkojnë që presidentja e shtetit ti nënshtrohet pushtetit të burrit. Një burri që nuk ka kurrëfare roli në shtet, por veç ka qëlluar të jetë bashkëshorti i një presidente. Sipas tyne më i rëndesishëm është burri sesa institucioni më i lartë i një shteti”, ka shkruar tutje.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën