Lajme
Akullnajat në Austri drejt zhdukjes: Ekspertët parashikojnë fundin e tyre brenda 15 viteve
Shkencëtarët paralajmërojnë se akullnajat austriake po humbasin masën me një shpejtësi alarmante për shkak të ngrohjes globale. Sipas glaciologut Bernhard Sagel nga Universiteti i Salzburgut, nëse procesi vazhdon me këtë ritëm, pas 10 deri në 15 vjetësh ato mund të zhduken pothuajse plotësisht.
Sagel thekson se disa akullnaja në rajonin e Salzburgut kanë humbur gjysmën e akullit vetëm në 25 vitet e fundit. Në ditët me shumë diell, një akullnajë mund të shkrijë deri në 10 cm trashësi në ditë – një humbje që kërkon rreth 10 metra dëborë të re për t’u kompensuar.
Edhe reshjet e dendura të borës në pranverë nuk kanë mundur ta ndalin këtë shkrirje masive. Shembulli më domethënës është Stubacher Sonnblick, i cili ka humbur 45 milionë metra kub akull në një çerek shekulli.
“Nëse sot shohim ende disa copa akulli, pas një dekade gjasat janë të mos ketë më akullnaja të dukshme në Austri”, paralajmëron Sagel, duke shtuar se ndikimi i efektit serë është gjithnjë e më i pamohueshëm.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













