Lajme
Alarm i rremë për bombë në shtëpinë e Pacollit
Policia e Kosovës ka marrë sot një thirrje anonime për vendosje të një bombë në shtëpinë e presidentit të sapozgjedhur, Behgjet Pacolli, në Hajvali të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi. Sipas saj, rreth orës 11:00, policia kishte pranuar një informatë, sipas së cilës, dyshohej se në vendin ku jeton presidenti është vendosur një mjet shpërthyer.
Në vend të ngjarjes menjëherë kanë dalë Njësiti K-9 i Policisë, Njësiti për deminim dhe njësite të tjera për të verifikuar vërtetësinë e lajmit.
Mësohet se alarmi ka qenë i rremë dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet shpërthyes në shtëpinë e presidentit.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s Zvicra është bashkuar me një partneritet të NATO-s për prokurimin e përbashkët të municioneve. Qëllimi i... -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje












