Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme

Kryeministri Kurti: Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit e tejkalon një parti politike
- Dita Kombëtare e Zvicrës në Shqipëri shënon edhe përfundimin e mandatit të ambasadores Ruth Huber
- Albulena Haxhiu letër drejtuar Ardian Golës për seancën, i kërkon t’ia përcjellë Kryesisë së vjetër
- Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!” -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit
Jeta në Zvicër
-
Thatësira detyron fermerët zviceranë të kërkojnë ndihmë për të ushqyer bagëtinë Një fermë në Bazel ka nisur një fushatë crowdfunding për të blerë sanë, me synimin që... -
Alarm në Zvicër: 15 persona humbën jetën në liqene dhe lumenj brenda një muaji -
Kolona 10 kilometra në tunelin e Gotthardit, deri në 100 minuta pritje për drejtuesit e mjeteve -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!” -
Mjeku nga Cyrihu, në paraburgim me dyshimin për sulm seksual












