Sport
Alban Rexha, te “EHC Olten”, ngjitet në Ligën e Dytë të Hokejit mbi akull
Rexha 25 vjeçar në verën e vitit që shkoi kishte kaluar në EHC Chur nga Martigny ku luante më parë
Alban Rexha ka luajtur hokej mbi akull në kategorinë e tretë zvicerane të këtij sporti. Ai është ndër hokeistët më të dalluar të kësaj lige ndërsa gjatë sezonit që kaloi ishte golashënuesi më i mirë i saj dhe i Klubit EHC Chur. Kishte gjithsej 36 pikë, nga të cilat 16 shënime dhe 20 asistime, shkrfuan albinfo.ch. Por nga dje, Albani nuk luan më për klubin e përmendur. Ai ka kaluar një ligë më lart, në klubin EHC Olten siç shkruan edhe faqja e internetit e këtij klubi.
Rexha 25 vjeçar në verën e vitit që shkoi kishte kaluar në EHC Chur nga Martigny ku luante më parë, transmeton albinfo.ch.
Me Oltenin në ligën e dytë (Swissleague), lojtari me rrënjë nga Kosova ka lidhur një kontratë njëvjeçare, e cila përmban në vete mundësinë e klubit për ta vazhduar edhe një vit.
Aktualisht Alban Rexha, është ende në EHC Chur por pasi që ka një lëndim në thembër, nuk është në dispozicion të klubit për ndeshjet në vijim.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












