Gruaja
Albana Azizi, në skenë me DJ Mark Main
Albana ka realizuar një këngë me DJ Mark Main dhe një tjetër me produksionin zviceran- italian 4Diffrence

Këngëtarja e re shqiptare që jeton në Bernë të Zvicrës, Albana Azizi pas një mungese i është rikthyer skenës. Kësaj radhe ajo ka realizuar një këngë me produksionin zviceran- italian 4Diffrence. Tekstin e këngës me titullin “Tonight”, këngëtarja e ka shkruar vetë ndërsa autor i muzikës dhe orkestrimit është Giuseppe Martellotta, thotë Albana. Më tutje ajo shton se është në bisedime për nënshkrimin e kontratës me Produksionin 4Difference. “Do t`i njoftoj fansat e mi kur bëhet realizimi i kësaj kontrate”.
Paralelisht me këtë, Albana Azizi ka realizuar një këngë me DJ Mark Main nga Winterthuri i Zvicrës. Ai është një DJ i njohur në Zvicër dhe në Evropë, edhe pse ka një moshë të re. “Të dytë jemi të kënaqur me këtë bashkëpunim” thotë Albana duke na njoftuar se së shpejti del albumi i DJ Mark Main në Zvicër, ku ajo ka edhe këngë tjera së bashku me të. Ajo thotë se kënga, e cila është në gjuhën angleze, ka dalë shumë bukur. “Së shpejti videoklipi do të shfaqet në të gjitha televizionet e Kosovës dhe në Zvicër”, bën të ditur ajo.
Klipi do të realizohet nga “Think Creative”.
Ndërkaq Albana tregon edhe arsyen përse kishte vendosur që klipin ta realizonte në Kosovë, ku bashkë me të kishte qenë edhe Mark Main.
“Unë ndjehem si shqiptaro-zvicerane dhe pasi që kënga u krijua në Zvicër, u dakorduam me Mark Main që klipin ta bëjmë në Kosovë, DJ e pranoi pa hezitim këtë ide”.
Më tutje Albana flet edhe për përshtypjet që DJ Mark Main sjell me vete nga qëndrimi në Kosovë.
“Ai ishte për herë të parë në Kosovë dhe, nisur nga ajo që kishte dëgjuar të flitej në Zvicër për shqiptarët, kishte shkuar atje me frikë se mos po i ndodhte ndonjë e keqe. Por, ka ndodhur krejtësisht ndryshe: ai është kthyer nga Kosova me lot në sy. Madje, siç ka thënë ai vendlindje të tij të dytë tash e tutje do ta konsiderojë Kosovë, aq shumë i ka bërë atij përshtypje mikpritja kosovare. Ai ka premtuar se kur të kthehet në Zvicër do të flasë ndryshe për Kosovën, përfundon Albana Azizi.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Nga Strellci i Deçanit, në Asamblenë e Komunës Horn të Austrisë “Të angazhohemi sa më shumë në politikë dhe në të gjitha sferat. Kështu jemi të integruar,...
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Mospajtime për qiratë dhe kontratat e strehimit në Zvicër Ka tensione të larta në Parlamentin Federal mes mbrojtësve të qiramarrësve dhe pronarëve. Zyrtarët e zgjedhur...
-
Shtatori i vitit 2023, më i ngrohti në historinë e Zvicrës
-
Katër rregullat e reja në trafik që duhet t’i dini
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Ndërpritet trafiku hekurudhor mes Bazelit dhe Mulhouse