Integrimi
Albani ndihmon të pastrehët: “E kthej të mirën që na e ka bërë Gjermania ne”
Prindërit e tij ishin strehuar në Gjermani duke ikur nga lufta në Kosovë. Ata janë ndihmuar në fillimet e tyre në vendin e mikpritjes dhe Albani e përcjell ndihmën tutje
Alban Ferati, një shqiptar 21 vjeçar me prejardhje nga Kosova, së bashku me të shoqen, Birgül është pronar i një kioske në qytetin Gelsenkirchen, shkruan derwesten.de. Javën e kaluar ai u ishte drejtuar përmes facebook-ut të gjithë bashkëqytetarëve me një lutje jo të zakonshme: “Ju lus të gjithë që, nëse shihni rrugës njerëz që nuk janë në gjendje të mirë, i sillni te unë, në kioskë. Pijet e ngrohta janë pa pagesë për të gjithë ata që kanë nevojë”, transmeton albinfo.ch
Dhe, ky apel kishte “ndezur”. Postimi i tij ishte shpërndarë më shumë se 1000 herë dhe ishte pëlqyer nga së paku 1400 përdorues të facebookut. Por, jo vetëm kaq. Shumë prej tyre nuk janë mjaftuar duke dhënë vetëm një “like”, rrëfen Albani në një video.
“Secili e ka provuar ndonjëherë që duke qenë jashtë në acar ka menduar të hysh brenda dhe të pish diçka të ngrohtë. Por të pastrehët nuk e kanë këtë mundësi”; thotë Albani.
Për Alban Feratin, të ndihmosh njerëzit në nevojë është diçka e nënkuptueshme. Prindërit e tij ishin strehuar në Gjermani duke ikur nga lufta në Kosovë, përcjell albinfo.ch Ata janë ndihmuar në fillimet e tyre në vendin e mikpritjes dhe ai e përcjell ndihmën tutje.
“Unë jam edukuar kështu. Të duash të ndihmosh atje ku mundesh, është thjesht diçka njerëzore”.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAlban Ferati
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Gjermani
- Profesioni:Humanitar
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Spanjë: Goditet grup kriminal shqiptar që grabiste vila luksoze në Costa del Sol Pesë të arrestuar, 11 të tjerë nën hetim për grabitje vilash në Spanjë... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Londër
Londër: Performancë e jashtëzakonshme e Ermonela Jahos në “La Traviata” -
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit
Jeta në Zvicër
-
Nestlé kërkon falje pas tërheqjes më të madhe të formulës për foshnje në historinë e saj Markat e njohura si Beba dhe formulat e specializuara duke përfshirë Alfamino janë ndër ato të... -
Gjoba tatimore për të martuarit do të marrë fund -
SHBA-të dërgojnë një delegacion të madh në Davos -
Gifi po mbyll 16 nga 31 lokacionet e saj në Zvicër -
Negociatat me BE-në për mbrojtjen e pagave mbeten të bllokuara











