Kosova

Albin Kurti fton bashkatdhetarët në takim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ftuar bashkatdhetarët në një takim.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se takimi do të mbahet pasditen e 14 gushtit te Parku i Qytetit në Prishtinë.

Në pasditen e 14 gushtit ju ftojmë të vini në Prishtinë, tek Parku i Qytetit. Prej orës 18:00 e deri në mbrëmje do të kemi mundësi të bashkëbisedojmë me shumë aktivistë e deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për tema të rëndësishme për mërgatën, por edhe për Kosovën e trojet tona. Jeni të gjithë të mirëpritur, bashkë me familjet tuaja. Tregojuni dhe miqve, e shpërndajeni sa më shumë këtë ftesë”, thuhet në festën e LVV-së.

Sipas njoftimit mërgata është motor i zhvillimit dhe shpresë e ndryshimit për Kosovën.