Integrimi
Albinfo.ch dhuron 3 bileta falas për 2 ditë në “Albafestival”
Vetëm pak ditë para Festivalit të parë shqiptar open-air në Zvicër e më gjerë “Alba Festival”, platforma mediale albinfo.ch që është edhe sponzore mediale e festivalit, dhuron për lexuesit e saj 3 bileta falas.
Për të fituar biletat duhet të ndiqni këta hapa:
1. Shkoni në Instagramin e Albinfo.ch dhe bëjini like postimit “Albafestival”
2. Përmend në koment shoqen/shokun ketu – https://www.instagram.com/p/BzDW3o4l6LN/
3. Bëni follow në Instagram (https://www.instagram.com/albinfo.ch/) dhe albafestival (https://www.instagram.com/albafestival/)
3 komentet me më shumë pëlqime do fitojnë nga një biletë për 2 ditë në “Albafestival”. Fituesi do përzgjedhet me datë 27 qershor 2019.
Për më shumë rreth festivalit klikoni linkun e mëposhtëm https://www.alba-festival.ch/
Në fund të qershorit, në Cyrih mbahet festivali i parë open-air shqiptar për Zvicër e më gjerë “Alba Festival”. Organizimit të këtij festivali i është kushtuar hapësirë e madhe në mediet zvicerane, të cilat e vlerësojnë atë si një event unik sa i përket kulturës dhe argëtimit të komuniteteve të huaja në Zvicër. Po ashtu atij i njihet atributi i një aktiviteti që lidh dhe afron popujt mes vete.
Në mesin e artistëve që performojnë në këtë festival që mbahet më 29 dhe 30 qershor është edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.
Ajo, përmes një videoje ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Alba Festival”, ndërsa përshëndet fansat në shqip, duke thënë “Kce me mua, Të dua shumë”.
Krahas Rita Orës, në “Alba festival” do të paraqiten edhe yje të muzikës së popullarizuar nga Kosova dhe Shqipëria si: Ledri Vula, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën