Lajme
Aleanca “Kuq e Zi” kërkon një abetare për të gjithë fëmijët
Me moton “Një komb, një gjuhë, një abetare”, të gjithë fëmijët shqiptarë kudo ku jetojnë duhet të mësojnë me të njëjtën abetare
Aleanca “Kuq e Zi” ka kërkuar sot unifikimin e abetares shqipe. Në një deklaratë shtypi përfaqësues të aleancës kanë theksuar se duhen marrë masa dhe hartuar strategji për ruatjen dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe.
Me moton “Një komb, një gjuhë, një abetare”, aleanca thekson se të gjithë fëmijët shqiptarë kudo ku jetojnë duhet të mësojnë me të njëjtën abetare dhe jo me libra të ndryshëm.
Gjithashtu sipas aleancës “Kuq e Zi” abetarja duhet t`u jepet falas të gjithë fëmijëve në mënyrë që ata të mësojnë gjuhën shqipe.
Aleanca ngre shqetësimin e kaosit që sipas saj është krijuar aktualisht në arsimin fillor me teksin e abetares.
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s










