Kuriozitete
Amazon s’paguan taksa, gjiganti i internetit shmang tatimet
Pavarësisht rekordit prej 44 mld euro shitje në bllokun evropian, të dhënat e fundit mbi ‘Amazon’ kanë treguar se gjiganti i shitjeve online nuk ka paguar taksa vitin e kaluar në kontinentin e vjetër.
Kompania amerikane, që selinë qendrore evropiane e ka në Luksemburg, raportoi se shitjet u rritën me 12 miliardë euro, nga 32 miliardë që ishin në 2019-n.
Por sërish, kompania, që pretendon një humbje prej 1.2 miliardë, i ka lejuar vetes shmangien e taksave.
Grupit iu dhanë gjithashtu 56 milionë euro kredi tatimore për të kompensuar çdo faturë të ardhshme në rast se rezulton me fitim, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
‘Amazon’ gjithashtu ka 2.7 miliardë euro humbje të depozituara për të mbartur, të cilat mund të përdoren kundër çdo takse të pagueshme për fitimet e ardhshme.
Ndërkohë, me rreth 5 mijë punonjës në njësinë e Luksemburgut, të ardhurat për punëtor arrijnë në 8.4 milionë euro.
Brukseli ka punuar për të ndikuar tek vendet anëtare që ofrojnë atë çka konsideron një marrëveshje të padrejtë taksash për grupet shumëkombëshe.
Tani Komisioni po kërcënon me një reformim të taksave, një kusht për marrjen e fondeve nga paketa prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen nga pandemia.
Por, pavarësisht kritikave, ‘Amazon’ ka nënshkruar instalimin e një magazine të madhe në Metz të Francës, duke premtuar krijimin e 1 mijë vendeve të punës në 3 vjet.
Magazina do të jetë qendra e tetë e shpërndarjes së kompanisë në Francë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026












