Lajme

Ambasada e Zvicrës mbështet kompanitë kosovare në panairin Swissbau

Zvicra është krenare të mbështesë kompanitë kosovare ndërsa shfaqin produktet e tyre të jashtëzakonshme të përpunimit të drurit në SwissBau – një nga panairet kryesore në botë të ndërtimit. Kjo nismë përkon me përkushtimin tonë për nxitjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme të punësimit në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Më16 janar nisi njëri ndër panairet më të rëndësishme të sektorit të ndërtimit dhe përpunimit të drurit. Nën organizimin e Kosovo Investment and Enterprise Support Agency – KIESA, #PPSE dhe Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, 15 kompani kosovare po ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre në tregun zviceran.

Pavijonin e Kosovës e vizitoi edhe Kryministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë.

PPSE po mbështet pjesëmarrjen e kompanive kosovare në panairin SwissBAU me qëllim të promovimit të eksportit dhe krijimit të vendeve të reja të punës në Kosovë.

PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe implementohet nga #Swisscontact dhe Instituti Riinvest.