Lajme
Ambasada serbe në Bernë thotë se ka marrë kërcënim për sulm me bombë
Ende është e paqartë se kush e ka shkruar emailin kërcënues. Por, Gazeta "20 minuten" shkruan se megjithatë ka mundur të kontaktojë dërguesin (!)
Ambasada serbe në Zvicër ka marrë të paktën një letër kërcënuese të dielën. Autori i panjohur ka kërcënuar atë se do të hidhte në erë ambasadën në Bernë.
Sipas ambasadës serbe, dy e-maile të tjerë kërcënues ka marrë ajo të dielën. Ambasada ka njoftuar autoritetet përgjegjëse, përfshirë fedpolin (Policinë Federale).
Është interesante të theksohet se deri më tani këtë lajm, nga mediat zvicerane e kanë dhënë vetëm gazetat “20 Minuten” dhe “20 Minutes” (simotrat, në gjuhën gjermane dhe frënge, të një shtëpie botuese), shkruan albinfo.ch.
Ende është e paqartë se kush e ka shkruar këtë email. Por, Gazeta “20 minuten” megjithatë ka mundur të kontaktojë dërguesin (!), dhe ka marrë përgjigje brenda pak minutash.
Në letër, autori anonim u është referuar tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan më tutje gazeta. Situata në qytetin verior të Mitrovicës u përshkallëzua atje të enjten. Shkaku ishte një operacion në shkallë të gjerë nga policia kosovare, e cila kishte vepruar kundër rrjeteve të kontrabandës në vend.
Në veri të qytetit jetojnë kryesisht serbë, të cilët e ndien praninë e forcave të shumta të sigurisë si provokim dhe luftuan me policinë kosovare, shkruan më tutje gazeta.
Dërguesi i panjohur ka siguruar gazetën “20 minuten” se ishte penduar për e-mailin e shkruar.
Sidoqoftë, këto letra kërcënuese do të kenë pasoja, konfirmon Linda von Burg nga Zyra e Prokurorit Federal, trasnmeton albinfo.ch. Tashmë është hapur një çështje penale sepse ekziston dyshimi për shtrëngim, kërcënim dhe abuzim.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih














