Lajme
Kosova, prioritet i politikës së jashtme të Austrisë
Kosova dhe Ballkani janë prioritetet e politikës së jashtme të Austrisë, i ka thënë kryekuvendares së Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, ku kanë biseduar për shumë çështje të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e arsimit, bashkëpunimit ndërparlamentar dhe menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19.
Osmani e ka falënderuar Austrinë për ndihmën dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë dhe nënvizoi se e çmon lart kontributin e vazhdueshëm të Republikës së Austrisë në forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe të institucioneve të saj.
“Austria ka qenë njëri ndër shtetet e para, të cilat e kanë përkrahur përcaktimin e popullit të Kosovës për liri, qysh në fillim të viteve ‘90. Kjo përkrahje, e cila ka qenë jetike në disa fusha, sidomos për arsimimin e të rinjve tanë, ka vazhduar deri sot dhe ne, si institucione dhe popull i Kosovës, i jemi përjetësisht mirënjohës popullit dhe shtetit austriak”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, fryt i këtij bashkëpunimi shumëvjeçar në fushën e arsimit është numri i madh i të rinjve që kanë studiuar në Austri dhe që sot po kontribuojnë në Kosovë, duke i aplikuar praktikat më të mira, të mësuara në Austri.
Ajo ka shprehur bindjen se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm në fushën e arsimit do të vazhdojë, por po kështu shprehu gatishmërinë e saj dhe të Kuvendit të Kosovës që të punojë ngushtë me ambasadorin Weidinger për ta fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën e diplomacisë parlamentare.
Ndërsa ambasadori Weidinger ka theksuar se Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë prioritet i politikës së e jashtme të Austrisë dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej, për ta lehtësuar rrugëtimin e Kosovës dhe të vendeve të tjera të rajonit drejt BE-së.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












