Integrimi
Ambasadori i kulinarisë shqiptare në botë, Ravajol Hasani, vjen në Shqipëri, ja arsyeja
Ravajol Hasani rikthehet sërish në Shqipëri, por tashmë jo thjesht si një vizitor.
26 maji është dita kur ai lidhi kontratën në Qipro me kompaninë shqiptare Harmonia Hotels Group, që ka në krye Mohamed Kurmemin.
Hormonia Hotels Group planifikon të hapë një hotel të ri në qytetin e Durrësit dhe restorantet që do të jenë pjesë të tij, do të kenë si Chief Executive për ushqimin shqiptarin, Ravajol Hasani.
Në ditët në vazhdim partneri i tij, Christos Sokolis, do të vijë në Shqipëri të bëjë mbylljet e fundit në lidhje me projektin.
Brenda 6 muajve do të nisë projekti dhe verën e ardhshme restoranti do të jetë i hapur për publikun shqiptar.
Ravajoli do të jetë personi që do të krijojë menunë e restorantit. Menuja pritet të jetë në standardet më të larta të gastronomisë. Ushqimi do të orientohet drejt kuzhinës moderne, një ndërthurje e kuzhinës së Perusë dhe asaj Japoneze, gjë që sipas Ravajolit do t’i sjellë Shqipërisë një përparësi në gastronomi.
Ky lloj stili është duke u përhapur në Europë dhe Ravajoli po e sjell në Shqipëri, i pari i këtij lloji deri më tani.
Kjo është hera e parë që Ravajol Hasani vjen me një projekt të tijin në Shqipëri dhe në një intervistë për BusinessMag ai thotë se nuk do të jetë i fundit. Projekte të tjera të lidhura me gastronominë do të pasojnë këtë projekt, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i tij është që Shqipëria të njihet në Europë dhe botë për gastronominë dhe risitë që do të sjellë menuja, e cila do të krijohet nga ai.
Në tetor të këtij viti Ravajoli do të vijë në Shqipëri për të organizuar një event në qytetin e Durrësit dhe do të japë më shumë detaje për këtë bashkëpunim me Harmonia Hotels Group.
Ai është vlerësuar me disa çmime si ‘Luga e Argjendë’, ‘Kapela e Artë’ dhe ‘Shefi më i mirë i kuzhinës për vitin 2016’. Është mbasador i Jamie Oliver në Shqipëri, ambasador i Shqipërisë në Qipro në fushën e gastronomisë si dhe së fundmi ambasador chef i Shqipërisë në botë.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën