Maqedonia
Ambasadori i parë grek dorëzoi letrat kredenciale
“Shkëlqesia juaj, z. Stevo Pendarovski, President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam nderin e madh të paraqes kredencialet e mia si Ambasadori i parë i Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, pohoi Dimitrij Janakakis, ambasadori i Greqisë në Maqedoni.
Kam nderin dhe kënaqësinë të pranoj letrat kredenciale, me të cilat Presidenti i Republikës Helene emëron Shkëlqesinë e tij Pavlopoulos si Ambasadorin e Republikës Helene, që paraqet edhe një hap tjetër përpara në përmirësimin e marrëdhënieve tona”, tha Stevo Pendarovski, president, përcjell albinfo.ch.
Dhe kjo ndodhi pas 24 vjetësh nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Greqisë, më 13 gusht 1995, kur të dy vendet nënshkruan Marrëveshjen e Përkohshme, fqinji jugor emëron ambasador në shtetin maqedonas.
Edhe Janakakis, edhe Pendarovski në fjalimet e tyre në ceremoninë solemne – dorëzimin e letrave kredenciale, e përmendën Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar më 17 qershor të vitit të kaluar.
Republika e Maqedonisë së Veriut mirëpret dhe vlerëson shumë ndihmën dhe shkëmbimin e përvojës së Republikës Greke në procesin e integrimit tonë në Bashkimin Evropian. Ne si shtet do të bëjmë gjithçka që duhet për të përmbushur detyrimet tona në bazë të Marrëveshjes së Prespës dhe sigurisht që presim që pala greke të bëjë të njëjtën gjë”, tha Stevo Pendarovski, president.
Dimitrios Janakakis nga 2016 është duke ushtruar detyrën e shefit të Zyrës ndërlidhëse greke në Shkup, e cila është rritur në një ambasadë pas Marrëveshjes së Prespës.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?













