Kosova

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: Njohja e Kosovës, thjesht çështje kohe

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Vlodymyr Shkurov, ka thënë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Ukraina është thjesht “çështje kohe”, teksa u shpreh se Kievi është i njohur me ndihmën që ka dhënë Kosova për vendin e tyre dhe njohja e Kosovës është në agjendë.

Ai deklaroi se fokusi kryesor i Ukrainës mbetet “dalja nga zjarri i luftës” me Rusinë, ndërsa tha se njohja e Kosovës ka karakter politik dhe se duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente, “të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme”, transmeton albinfo.ch.

“Ne e dimë për ndihmën e Kosovës dhe e vlerësojmë atë. Sigurisht që kjo çështje është në agjendë, siç e ka përmendur Ukraina, sot po mendojmë si të dalim nga zjarri i luftës dhe çështja e Kosovës ka më shumë karakter politik, ku duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente, të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme. Nuk ka asgjë të pamundur, aktualisht është çështje kohe”, ka thënë ai për News24.