Kosova
Ambasadori Kosnett kërkon të gjykohen ata që kryen krime gjatë luftës
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, në Ditën Kombëtare të të Pagjeturve në Kosovë ka marrë pjesë në ngjarjen që është mbajtur në Mejë.
Kosnett tha se të gjithë ata individë që kanë kryer krime gjatë dhe pas luftës, duhet të dalin dhe nuk duhet lënë t’i shmangen drejtësisë, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori ka folur edhe për pajtimin mes popujve. Ai tha se Kosova dhe vendet fqinje duhet të pranojnë të diskutojnë për të kaluarën.
“Askush të mos dyshojë sa e thellë apo e qëndrueshme është miqësia mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Mbështetja e Amerikës ndaj qëllimit për paqe, drejtësi dhe mbarësi për Kosovën dhe fqinjët e Kosovës mbetet e qëndrueshme. Përkushtimi i Amerikës për të ardhmen e Kosovës paraqet një trashëgimi të thellë për ata që vdiqën që Kosova të jetë e lirë”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi












