Lajme
Biden paralajmëron përgjigje me të njëjtën monedhë për sulmet kibernetike
Lloji i ri i agresioneve kibernetike, me hakerat që marrin peng të dhënat në këmbim të një pagese, po kthehet në një pengesë për bizneset që veprojnë në mbarë botën
Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se Uashingtoni mund të ashpërsojë reagimin e tij ndaj sulmeve kibernetike në dëm të infrastrukturës së Shteteve të Bashkuara, duke sulmuar serverët e hapësirës kibernetike prej nga vijnë këto agresione.
“Po”, u përgjigj ai për gazetarët, kur u pyet se cila do të ishte përgjigjja e duhur ndaj sulmeve të tilla.
Biden tha gjithashtu se pret njëfarë bashkëpunimi nga Moska, kur një komision i përbashkët ruso-amerikan për çështjet kibernetike do të takohet muajin e ardhshëm.
Biden foli për gazetarët teksa po ngjitej në bordin e “Air Force One” për të shkuar në shtëpinë e tij në Delauer, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Më herët gjatë së premtes, Biden tha se i kishte bërë presion homologut rus Putin që të vepronte kundër grupeve që kryejnë sulme të tilla, me qëllim zhvatjen.
Lloji i ri i agresioneve kibernetike, me hakerat që marrin peng të dhënat në këmbim të një pagese, po kthehet në një pengesë për bizneset që veprojnë në mbarë botën.
Kriminelët e kanë përdorur atë për të paralizuar mijëra organizata amerikane.
Shumica e bandave që veprojnë në këtë fushë thuhet nga autoritetet amerikane se veprojnë në Rusi, me dijeninë, në mos konsensusin e qeverisë vendase.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih














