Kosova

Amerikë: Violetta Berisha betohet si “Kryetare e Bashkisë së Fairview” në Nju Xhersi

Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë, shkruan albinfo.ch.

Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë së Fairview në Nju Xhersi.

Ajo është e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.

Zyrtarët amerikanë japin mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit.

“Urime ish-anëtares së Këshillit Bashkiak të Fairview, shqiptaro-amerikanes Violeta Berisha, e cila ka bërë histori duke u betuar si kryetare e parë femër në 129 vjet që drejton komunën e Fairview, New Jersey”.

 

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe teksti