Lajme

AMFE organizon konferencë: Themelon shoqatën e mjekëve në Suedi

Suedia me modelin e manaxhimit më të mirë pandemik

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë në prag të Festës së “28 Nëntorit – Ditës së Flamurit” në Malmö të Suedisë organizon konferencë përmbyllëse të aktivitetit të sajë për vitin 2021.

Viti 2021 ka qenë vit me plotë të papritura për mbarë njerëzimin.Në këtë kuadër edhe Federata e Mjekëve shqiptar në Evropë aktivitetin e saj humanitar e ka shtrirë jo vetëm në qytetet ku mjekët shqiptarë jetojnë dhe punojnë por ata këtë aktivitet në luftë kundër Covid 19 e kanë shtrirë edhe nëpër viset shqipfolëse duke dhënë kontributin e tyre humanitar nepërmjet organizimit të konferencave shkencore nëpër vende të ndryshme evropjane po edhe nepërmjet organizimeve Onlie në rrjetet sociale dhe në Zoom. Tani në fundvit federata ka vendosë që Konferencën e X të me radhë me të cilën edhe e mbyll aktivitetin e saj për vitin 2021 ta organizoj në Malmo të Suedisë. me të cilën e përmbyl aktivitetin e saj për vitin 2021 në luftë kundër pandemisë Covid 19.

Nga biseda që bëmë me kryetarën e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë zonjën Dr.Aurora Dollenberg mësojmë se me 27 Nëntor në Malmö do mbahet konferenca e dhjetë me radhë ku pjesëmarrës do jenë mjekë të shumtë nga shumë vende evropjane si dhe mjekë nga viset shqiptare nga Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia e veriut.

Sipas kryetarës së kësaj federate Dr. Aurora Meta Dollenberg kjo konferencë do jetë përmbyllje e aktiviteteve tona gjatë vitit 2021 dhe analiza e rezultateve të arritura nga ana e ekspertëve mjekësor shqiptar ne klinika të shumta evropjane dhe në vendet e origjinës. Qëllimi i kësaj konference shton zoja Dollenberg është ballafaqimi i arritjeve dhe këmbimi i eksperiencave gjatë gjithë vitit kalendarik 2021 dhe hartimi i planit të punës për vitin 2022 në të gjitha hapsirat shqiptare dhe në vendet ku ekspertët mjekësor shqiptarë janë duke ushtruar profesionin e mjekut qoftë në Institucione shtetrore mjekësore qoftë në ordinanca private.Numri i pjesëmarrësve është bukur i madh po në saje të bashkëpunimit të mirë me Qendrën Kulturore Shqiptare në Suedi,institucion ky i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës problemin e lokalit ku do mbahet konferenca e kemi të siguruar dhe na ofron një ndihmë të madhe në zhvillimin e këtij aktiviteti.

Me këtë rast deshiroj të falenderoj edhe konfirmimin e pjesëmarrjes së ambasadorit të Republikës së Shqipërisë z.Virgjil Kule në Suedi,si dhe përfaqësuesit e shoqatave dhe asociacioneve tjera shqiptare që veprojnë dhe zhvillojnë aktivitet në Suedi. Shfrytëzoj rastin që mirë se ardhje në konferencën t”ju uroj të gjithë atyre që kanë konfirmuar pjesëmarrjen si:

  • Skender Brataj,drejtor i Urgjencës Kombëtare Mjekësore në QKUM, Tiranë
  • Dr. Fadil Çitaku,drejtor i Akademisë së Lidership,Zvicër
  • Rubena Baci,specialiste e Mjekësisë së përgjithshme, Itali
  • Gazmend Berisha, specialist në Mjekësinë Intenzive në Norvegji
  • Ornela Ademi,experte shkencore pranë EMA
  • Vjola Fera,exsperte e Mjekësisë Ligjore në Shqipëri
  • Albulena Gërguri, Mjekësi e Pergjithshme, Kosovë
  • Geriolda Topi,specialiste e Mjekësisë Interne/ Endrokrinologe, Malmö
  • Shkodran Demaliaj,Mjekësi e Përgjithshme,Suedi
  • Imri Demisai,specialist i Psikiatrisë dhe Psikoterapisë, Stockholm
  • Jana Xhakoari, Specialiste e Nefrologjisë, Malmö
  • Altin Joka,specialist i Mjekësisë Hollistike ,Malmö

 

Përveç mjekëve që do paraqesin të arriturat e tyre në fushat e tyre e që janë të lidhura në luftë kundër Covid 19 në këtë konferencë pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar edhe shumë punëtor shkencor,përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në vende të ndryshme evropjane. Me këtë rast dua ti falenderoj të gjithë ata përfaqësues të shoqatave që kanë shprehë interesim të jenë edhe referues në këtë konferencë dhe ti paraqesin të arriturat e tyre në fusha të ndryshme ku ata zhvillojnë veprimtari si: Prof.Muhamet Shatri, Përfaqësues i Qendrës Kulturore Malmo,Z. Murat Koci,z.Lirim Krasniqi,Kosovë, zonjën Anila Hyka,Z. Arbnor Mjeku,Gjermani,z. Anila Borger,përfaqësuese e MIMI projekt ,Gjermani, Z.Avni Dervishi,Politolog,përfaqësues i FED,Suedi,Z.Bekim Jashari ,Suedi.Zonjën Salie Osmankaq ,AMFE Afrikë.Në mbyllje të kësaj konference anëtarët pjesëmarrës të federatës do zgjedhin edhe kryesuesin dhe anëtarët e nëndegës së federatës për Suedi.

 Pianistja Lule Elezi

Në fund zonja Dollenberg e bëri të ditur se në këtë konferencë pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe pianjstja me renome ndërkombëtare nga Kosova, zonja Lule Elezi e cila do të luaj pjesë nga albumi i saj më i ri i cili u promovua ditë më parë në Vjenë të Austrisë në shenj rrespekti për të gjithë mantilbardhët në botë për punën e palodhur në shpëtimin e jetërave të njerëzve kudo në botë.

Shkruan Hajriz Mamaj, Malmö-Suedi