Lajme
Amy Winehouse i zhgënjen serbët
“Përshëndetje Athinë” u është drejtuar ajo të pranishmëve në Beograd, duke e gabuar kryeqytetin serb me atë të Greqisë
Fituesja e çmimit Grammy, këngëtarja britanike Amy Winehouse, është fishkëllyer në Beograd, mbrëmjen e së shtunës nga fansat e saj, të cilët kanë protestuar për vonesën në nisjen e koncertit përreth një orë dhe largimin e papritur të saj nga skena.
Mediat lokale serbe kanë raportuar për një audiencë prej 20 mijë vetave, të cilët u zemëruan nga paraqitja e dobët e saj dhe çmimin shumë të lartë të biletës, ndërsa jo pak prej tyre u larguan para se koncerti të përfundonte, transmeton gazeta Express.
Adhuruesit e saj kanë paguar rreth 57 dollarë për një biletë, ndërsa rroga mesatare në Serbi është 428 dollarë në muaj.
Në një rast, këngëtarja është habitur kur i ka përshëndetur adhuruesit e saj. “Përshëndetje Athinë” u është drejtuar ajo të pranishmëve në Beograd, duke e gabuar kryeqytetin serb me atë të Greqisë.
Për pothuajse 90 minuta, Amy ka mërmëritur teksa përpiqej të këndonte këngët e saj, para se të pengohej në skenë dhe të hidhte mikrofonin në tokë. Menjëherë më pas, ajo ka lënë skenën bashkë me grupin e saj, duke bërë që publiku të vërshëllente për të shprehur pakënaqësinë.
Koncerti, i cili u mbajt në një fortesë të shekullit VI në Beograd, ka qenë paraqitja e parë e Winehouse në kuadër të turit të saj evropian.
E-Diaspora
-
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi Tre familjarët nga Vushtrria, të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Shkupi drejt... -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Shpërthen zjarr i madh në hotelin “Continental Park” në qytetin e Lucernës Zjarrfikësit janë angazhuar në një operacion të madh për shuarjen e zjarrit, ndërsa tymi i dendur... -
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë -
Gjithnjë e më shumë zviceranët zgjedhin hekurudhën për udhëtime -
Centralet e reja bërthamore zvicerane mund të rrezikojnë mijëra vende pune -
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër












