KEYSTONE
Jeta në Zvicër
Angela Merkel, për vizitë zyrtare në Zvicër
Kancelarja gjermane, Angela Merkel vjen sot për një vizitë zyrtare në Bernë.
Në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet e ardhshme të Zvicrës me BE-në. Vizita në Bernë e kancelares gjermane është vizita e dytë zyrtare që nga vitin 2008.
Përveç marrëdhënieve të Zvicrës me BE-në në fokus diskutimeve do të jenë politikat energjetike dhe të transportit, si dhe kriza me refugjatët në Evropë.
Rreth mesditës në Bernë, kancelarja gjermane do të pritet me nderime të larta ushtarake para fillimi të bisedimeve me presidenten federale zvicerane, Simonetta Sommaruga dhe këshilltarët federalë, Didier Burkhalter, Doris Leuthard dhe Johann Schneider-Ammann.
Me mbështetjen e Merkelit, Zvicra shpreson për rregullimin e marrëdhënia jo të mira me BE-në. Marrëdhëniet me BE-në ishin acaruar pas miratimit të iniciativës që frenon imigracionin e qytetarëve të evropian.
Për sa i përket kontestit të zhurmës së aeroplanëve në zonat kufitare në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë, ministri zviceran i transportit Leuthard shpreson të paktën për të dëgjuar qëndrimin palës gjermane.
Një tjetër pikë në agjendën e Merkelit në Zvicër është vizita në Universitetin e Bernës. Në një ceremoni Merkel do të nderohet nga ky Universitet me një doktoratë nderi.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto














