Lajme

Anthony Fauci: Koronavirusi ka mundësi të arrijë nivelin e Gripit Spanjoll

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëroi të martën se epidemia e coronavirusit mund të rezultojë sikurse pandemia e Gripit Spanjoll, sëmundja e cila la të vdekur qindra miliona njerëz në nivel global, shkruan The Guardian, përcjell albinfo.ch.

“Nëse analizojmë situatën e pandemisë së vitit 1918, e cila la të vdekur rreth 100 milionë njerëz nëpër botë, mund të themi se sëmundja ishte ‘nëna’ e të gjitha pandemive”, tha Fauci.

Gripi Spanjoll, i cili u shkaktua nga gripi i virusit H1N1 i cili u shfaq para 100 vitesh, kishte infektuar rreth 500 milionë njerëz në nivel global.

“Shpresojmë që sëmundja e COVID-19 të mos i afrohet kësaj epidemie, megjithëse ka instanca që virusi të arrijë deri në atë seriozitet sikurse Gripi Spanjoll”, ka shtuar eksperti i lartë amerikan.

Ndryshe, numri i të infektuarve globalisht nga coronavirusi u rrit në 13.3 milionë, dhe më shumë se 578 mijë kanë ndërruar jetë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.