Lajme

Apel i Federatës Zvicerane të Tregtisë: Të hapet puna më 1 mars!

Çdo ditë më shumë që kalohet në bllokim shkakton kosto dhe vuajtje të mëdha, shkruan SGV në një komunikatë të saj

Federata Zvicerane e Tregtisë (SGV) po kërkon perspektiva të ardhshme nga Qeveria Federale për ekonominë e shkatërruar nga pandemia. Strategjia sipas të cilës mbyllja duhet të vazhdojë derisa të mbarojë pandemia, është dështuar, është shprehur kreu i federatës për mediat sot, shkruan srf.ch.

“Situata është e zymtë dhe ne  na duhet urgjentisht një perspektivë” thekson drejtori i SGV Hans-Ulrich Bigler, transmeton albinfo.ch. Baza e vendimmarrjes së qeverisë federale nuk mbështetet në fakte, por në skenarë për të ardhmen, dhe bazohet në skenarin më të keq të mundshëm, sipas tij.

Çdo ditë më shumë që kalohet në bllokim shkakton kosto dhe vuajtje të mëdha, shkruan SGV në një komunikatë të saj.

Ai (Bigler) ka përpunuar një perspektivë me shoqatat kantonale dhe të industrisë. Themeli është kthimi në një politikë të bazuar në fakte të provuara me synimin e rihapjes së ekonomisë dhe shoqërisë nga 1 marsi, duke respektuar konceptet e mbrojtjes.