Kosova
Apeli i kryeministrit: Lironi çmimin e naftës!
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kompanitë importuese të derivateve të naftës për ngritjen e çmimit në treg.
“Dëmtimi i padrejtë financiar i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i patolerueshëm. Kjo po ndodh nga kompanitë që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Ai ka rikujtuar se çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, derisa në tregun kosovar operatorët nuk kanë reflektuar, përcjell albinfo.ch.
“U bëj thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë, Shoqatës e Naftëtarëve dhe të gjithë mekanizmat e tjerë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta ndryshuar këtë praktikë të keqe që dëmton qytetarët tanë”, është shprehur ai.
Çmimi i naftës, ka shtuar Haradinaj, duhet të jetë konform çmimit të tregut.
“Është e kuptueshme që tregu i lirë funksionon i pavarur, por kjo nuk nënkupton, në asnjë formë, dëmtimin e qëllimshëm të buxhetit të familjeve kosovare”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














