Kuriozitete
Aplikacionet më të përdorura nga shqiptarët
Jemi në botën teknologjike, nuk është e vështirë të kesh akses në lajme sot, interneti dhe ndërthurja e mediave sociale me ngjarje të rëndësishme mbarëbotërore e ka bërë pothuajse të pamundur të jetosh nën një shkëmb, përcjell albinfo.ch.
Por gjetja e një burimi të besueshëm me një ndalesë për t’u përfshirë me lajmet mund të jetë disi një sfidë.
Madje jo vetëm për marrjen e lajmeve, por në një botë si kjo e sotmja, ku teknologjia është e përhapur kudo në jetët tona, aplikacionet e ndryshme sociale ndër të tjera, na ndihmojnë të argëtohemi, të ndërveprojmë, të komunikojmë me njëri-tjetrin e shumë të tjera.
Në sondazhin e fundit të TAR, shqiptarët janë pyetur se cilat nga aplikacionet i përdorin më shumë dhe përgjigjet ishin si më poshtë:
Instagram 57%
YouTube 19%
TikTok 14%
Web browser 8%
Mail & Calendar 3%
Epo duket se postimi i fotove e videove të bukura, e gjithçkaje që ofron Instagram, është në qendër të vëmendjes së përdoruesve sot në Shqipëri, teksa shikimi i videove të ndryshme në YouTube zë gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të ditës së tyre. TikTok, mjaft i ngjashëm me YouTube është shumë pranë në vendin e tretë, teksa çdo informacion në web është në vendin e parafundit. Mail & Calendar duket se është më pak i përdoruri nga shqiptarët teksa zë vetëm 3% të tyre.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












