Lajme
“Apple” dënohet me 25 milionë euro, ngadalësoi qëllimshëm iPhone-t e vjetër
U dënua për ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve më të vjetra të iPhone, pa i informuar konsumatorët
Është bërë e ditur se gjiganti i pajisjeve teknologjike më të shitura në treg është gjobitur me 25 milionë euro.
Thuhet se “Apple” mori këtë gjobë, pasi akuzohet për ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve më të vjetra të iPhone pa i informuar konsumatorët, transmeton albinfo.ch.
Gjoba u vendos nga DGCCRF, mbikëqyrësi i konkurrencës dhe mashtrimit në Francë, i cili tha se përdoruesit nuk ishin paralajmëruar.
Në vitin 2017, Apple konfirmoi se ngadalësoi disa iPhone, por tha se e bëri këtë vetëm për të “zgjatur jetën” e pajisjeve.
Mbikëqyrësi francez tha se pronarët e iPhone “nuk ishin të informuar se instalimi i përditësimeve të iOS (10.2.1 dhe 11.2) mund të ngadalësonte pajisjet e tyre”.
Si pjesë e marrëveshjes, Apple duhet të shfaqte një njoftim në faqen e tij në gjuhën frënge për një muaj. Ajo thotë se Apple “kreu krimin e praktikës mashtruese tregtare me anë të mosveprimit” dhe kishte pranuar të paguante gjobën.
Përse Apple i ngadalëson iPhone-t e vjetër?
Shumë klientë kishin dyshuar prej kohësh që Apple ngadalësoi iPhone-et më të vjetër për të inkurajuar njerëzit të blejnë pajisjet e reja.
Në vitin 2017 kompania konfirmoi se bëri të ngadalësojë disa modele ndërsa vjetrohen, por jo për të inkurajuar njerëzit që të blejnë të tjera.
Ai tha që bateritë litium-jon në pajisje u bënë më pak të afta për të furnizuar kërkesat aktuale kulmore, pasi vjetrohen me kalimin e kohës.
Kjo mund të rezultojë në mbylljen e papritur të iPhone për të mbrojtur përbërësit e tij elektronikë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV Ky është “Iniesta i Mitrovicës” që ka nënshkruar kontratë me PSV-në...
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën