Bota
Padia e SHBA-së kundër Google-s, kush mund të përfitojë?
Një padi historike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ndaj Alphabet, kompania mëmë e Google, mbi dominimin e saj në teknologjinë e reklamimit, mund t’i ndihmojë rivalët dhe faqet e internetit që shesin hapësira reklamuese, por që disa ekspertë për Reuters thanë se kjo e bënë të paqartë të ardhmen për vetë reklamuesit.
Ankesa nga Departamenti i Drejtësisë ndaj Google, e cila u bë gjatë së enjtes, i bëri thirrje kompanisë që të heqë dorë nga Google Ad Manager, një grup mjetesh, duke përfshirë një që lejon faqet e internetit të vendosin hapësirë reklamash për shitje dhe një tjetër që shërbeu si një treg reklamash që përputhte automatikisht reklamuesit me botuesit e reklamave.
Nëse padia e Departamentit të Drejtësisë do të ketë sukses, atëherë “reklamuesit dhe botuesit mund të kenë më shumë ndikim me më shumë opsione – dhe rrjedhimisht më shumë konkurrencë”, tha Neil Begley nga Moody’s Investors Service, raporton Reuters.
Apple Inc, e cila është duke e rritur vazhdimisht biznesin e saj të reklamave dhe duke e promovuar atë si të fokusuar në privatësi, mund të jetë një përfitues nëse reklamat e Google bëhen më pak efektive, tha Brian Mandelbaum, shefi ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave Attain.
Drejtuesit e industrisë së reklamave thonë se biznesi i Google në vendosjen e reklamave në faqet e internetit që nuk zotëron i jep Google informacion të vlefshëm mbi efektivitetin e një reklame.
Apple e ka “aftësinë për të qenë një forcë e re dominuese” në reklamim, për shkak se ata kanë të dhëna të cilat i marrin nëpërmjet telefonave të tyre, shfletuesit të tyre të internetit Safari dhe shpërndarjes të aplikacioneve nëpërmjet App Store, shtoi tutje Attain.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve