Bota
Arabia Saudite hedh poshtë kërcënimet e Trumpit në lidhje me zhdukjen e gazetarit
Arabia Saudite ka hedhur poshtë çdo kërcënim të presidentit amerikan Donald Trump, pasi që ai ka paralajmëruar sanksione në qoftë se del se qeveria saudite është e përfshirë në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Khashoggi u pa herën e fundit duke hyrë në konsullatën sauditë në Stamboll të Turqisë, për të nxjerrë disa dokumente që i nevojiteshin atij për t’u martuar.
Zyrtarët saudit kanë paralajmëruar nëpërmjet mediumit shtetëror se mbretëria do t’i përgjigjej fuqishëm çdo shteti që vendos sanksione ndaj saj.
“Mbretëria refuzon çdo kërcënim apo përpjekje për ta minuar atë, qoftë duke kërcënuar me vendosjen e sanksioneve, duke përdorur presione politike apo duke përsëritur akuza të rreme”, thuhej në deklaratë, shkruan KK, përcjell Albinfo.ch.
Deklarata nuk i referohej drejtpërdrejt Trumpit, mirëpo erdhi një ditë pasi që presidenti amerikan ka thënë se do të ketë ‘ndëshkime të rënda’ nëse Arabia Saudite është e përfshirë në rastin e gazetarit saudit.
Për t’u informuar më shumë lidhje me deklaratën e presidentit amerikan, klikoni në linkun e mëposhtëm.
Trump do ta ndëshkojë Arabinë Saudite nëse ajo është e përfshirë në zhdukjen e Khashoggit
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













