Shqipëria
Ardhja e të famshmëve në Shqipëri, promovimi më i mirë i turizmit
Turizmi shqiptar nuk promovohet si destinacion për turistët e huaj, ka thënë kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, duke shtuar se qeveria duhet të ftojë njerëz të famshëm në Shqipëri për aktivitete të ndryshme.
Turizmi shqiptar nuk promovohet si destinacion për turistët e huaj, ka thënë kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, duke shtuar se qeveria duhet të ftojë njerëz të famshëm në Shqipëri për aktivitete të ndryshme.
Kasa e sheh këtë si një ndër mënyrat më të mira për promovimin e turizmit në vend.
“Qeveria duhe të rrisë promovimin në nivel ndërkombëtar. Ne si destinacion, nuk jemi destinacion i brenduar. Promovimi ndërkombëtar arrihet në disa mënyra, nuk është vetëm alokimi i disa fondeve. Ka disa mënyra. Një ndër promovimet më të mira apo të suksesshme do ishte që vendi ynë, qeveria jonë më saktë, të ftonte njerëz të famshëm në Shqipëri, të cilët besoj sot për sot është promovimi më i mirë që i bëhet një destinacioni”, ka thënë ai për Euroneës Albania, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka thënë se duhet ftuar figura e personalitete që ta vizitojnë Shqipërinë me shpenzimet e qeverisë, ngase ata janë shumë të ndjekur, kanë shumë fansa dhe krijohet një imazh tjetër.
Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të rrisë buxhetet e ministrive të turizmit dhe kulturës gjatë 3 vjetëve të ardhshme.
Ndërsa për të kthyer qendrat historike në modele biznesi, në 2 vjetët e ardhshme do të investohen nga 100 milionë lekë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve













