Lajme
Argjentinasja zgjidhet “Miss Kosova 2016”
Për herë të parë në historinë e miseve në Kosovë, kurorën e “Miss Kosova 2016” e ka fituar një vajzë nga një shtet tjetër. Është kjo Camila Barraza, vajza nga Argjentina, e cila sot triumfoi në mesin e 15 bukurosheve të tjera që ishin në garë për kurorën e më të bukurës së Kosovës. Barraza është 23-vjeçare nga Buenos Aires, ndërsa jeton dhe punon në Dubai. Ajo është shprehur se do të bëjë çmos që Argjentina ta njohë shtetin e Kosovës.
Bukuroshja argjentinase do të përfaqësojë Kosovën në “Miss Univerese of the World” që do të mbahet në muajin janar të vitit 2017, raporton albinfo.ch.
Në spektaklin e bukurisë “Miss Kosova 2016” janë ndarë dy kurora dhe Kosova do të përfaqësohet në dy konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë.
Miss Earth është zgjedhur bukuroshja nga Gjakova, Andina Pura, e cila do të përfaqësojë Kosovën në “Miss Earth of the World”.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg












