Sport

Arineta Mula pushton edhe majën më të lartë në Amerikën Veriore

Alpinistja nga Kosova, Arineta Mula ka arritur edhe një sukses. 

Ajo të premten arriti të pushtojë malin “Denali, që është në lartësi mbi 6100 metra dhe njihet si maja më e lartë në Amerikën Veriore, përcjell albinfo.ch. 

“Kalova 21 bashkë me 7 alpiniste për të ngjitur Denalin, malin më të lartë në Amerikën Veriore, mal i njohur me kushte klimatike më ekstreme në botë. Pas 21 ditës moti na mposhti ekspeditën tonë por nuk më mposhti mua. Çka bëra pas kësaj? Me tu kthyerTalkeetena pas 1 dite përgatitje isha gati të filloja përsëri ngjitjen duke marr parasysh peshën e rëndë dhe rrugën e gjatë që më duhej ta përsëritja nuk e kisha pengesë aspak, isha gati. Më 4 qershor përsëri udhëtova nga Talkeetna bashkë me Austin dhe ngjithem Demalin pa guide me sukses pas 4 ditëve të rënda fizike dhe mentale”, ka shkruar Mula.  

Motivimi i Arineta Mulës për t’i shkuar deri në fund kësaj ekspedite, sipas saj është vendi, familja dhe shoqëria.