Bota
Arrestohen dy persona për vrasjen e lojtarit britanik në Francë
Dy burra janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 16 vjeçarit britanik i cili ishte edhe lojtar në rugby.
Lojtari britanik u gjet i vdekur në jug të Francës. 16 vjeçari Harry Sykes ishte në një turne rugby në jug të Francës në shtatorin e vitit të kaluar. Deri sa grupi po kalonte një ditë në liqenin francez, Harry u zhduk ndërsa trupi i tij u gjet dy orë më vonë. Policia francezë ka thënë se dy persona janë arrestuar nën dyshimet për vrasje.
Harry Sykes, nga Bradford, ishte në një turne me Halifax Elite Rugby Academy kur vdiq duke luajtur në një liqen më 5 shtator të vitit të kaluar.
Djemtë e kaluan ditën në kodrën idilike Lac de la Cavayère, pranë qytetit mesjetar të Carcassonne, duke shijuar pedalimin dhe rrëshqitjen e ujit – por alarmi u ngrit pasi, një nga lojtarët e tyre ishte zhdukur në orën 20:30.
Divers e kontrolluan liqenin dhe trupi i Harry u zbulua në orën 10.45, duke lënë familjen, miqtë dhe klubin e tij të zemëruar.
Të premten, një zëdhënës i Policisë Ëest Yorkshire tha: ‘Policia ka arrestuar dy burra në lidhje me një hetim për vdekjen e të riut Bradford, Harry Sykes’.
Të dy po vazhdojnë të jenë të hetuar.
“Ata u arrestuan me dyshim për vrasje me pakujdesi të rëndë”.
Nëna e Harryt, Natasha Burton dhe babai i tij, Daniel Burton, nga Bradford, Ëest Yorkshire, thanë se ishin në dijeni të arrestimeve të meshkujve, por nuk dëshironin të komentonin më tej.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














