E-Diaspora

Arrestohen dy shqiptarë në Itali me 114 mijë euro

Policia në Bari të Italisë ka arrestuar një qytetar nga Shqipëria dhe një nga Kosova, të cilëve iu sekuestruan sasi të mëdha parash.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, u arrestuan pasi tentuan të nxirrnin nga Italia një sasi prej 114 mijë eurosh, të padeklaruara, përcjell albinfo.ch.

Sasia e eurove ishte fshehur në bagazhin e makinës. Policia në njoftimin për media ka thënë se po punon për të gjetur burimin e fitimit të këtyre parave.