E-Diaspora
Arrestohen pesë persona që plaçkitën bankën
Autorët e supozuar të cilët plaçkitën një pikë karburantesh në Geuensee dhe një bankë në Sursee, kanë mundur të identifikohen dhe tashmë janë arrestuar

Në fund të muajit maj 2018, autori kryesor i dyshuar sulmoi bankën “Luzerner Kantonalbank” dhe mori një sasi të parave të gatshme. Për fat të mirë, gjatë këtij sulmi askush nuk u lëndua, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Policia e Luzernit, autorin ka mundur ta arrestojë në fund të gushtit, pas një informate nga popullata dhe hetimeve intensive. Bëhet fjalë për një person 40-vjeçar nga Italia. Gjatë hetimeve, gjithashtu janë arrestuar edhe katër bashkëpunëtorë të tij të dyshuar nga Kosova (27, 28, 29 dhe 30-vjeçar) me vendbanim në Kantonin e Lucernit.
Hetimi i policisë kishte zbuluar gjithashtu se autorët e krimit janë përgjegjës për një grabitje në një pikë karburantesh të “Avia” në Geuensee. Sulmuesi i dyshuar kryesor, në muajin maj kishte hyrë në pikën e karburanteve dhe kishte kërcënuar me thikë një shitëse, duke plaçkitur para të gatshme. Në të dy rastet, të hollat e plaçkitura nuk kanë mundur të sigurohen më.
Të pesë autorët e dyshuar janë në paraburgim, ka njoftuar të hënën prokurori publik i Lucernit.
E-Diaspora
-
Haradinaj: Diaspora ka qenë zëri i Kosovës në momentet vendimtare Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Munich të Gjermanisë, sot...
-
Të bijtë e patriotëve Prishtina do ta ngritin flamurin e Kosovës në Kanada
-
VIDEO
Urimi i ambasadorëve për miqësinë ndërmjet vendeve përkatëse
-
LAPSH u bën thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat shqipe
-
Detaje mbi vdekjen e 29-vjeçarit nga Gostivari në Austri, sherri u nis për motive të ulëta
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Blerja “e paligjshme” e makinave “Tesla“ Flota e re e Kantonit të Bazelit të automjeteve policore “Tesla” ka pësuar goditje tjetër. Një...
-
Emigracioni në Zvicër vazhdon të rritet
-
Në 2018-ën, më shumë se gjysmë milioni firma ishin aktive në Zvicër
-
VIDEO
1 mijë fëmijë mësojnë në shtëpi në Zvicër
-
Uber Eats do të fillojë me shërbimin në Cyrih