Bota

Arrestohen tre punëtorë ilegalë

Zyrtarët e doganës kryesore gjermane të Bielefeldit, më 27.08.2018 kanë hetuar tre punëtorë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët kanë qenë duke punuar ilegalisht në një kantier në Hamm. Zyrtarët e kontrollit financiar, si punëdhënës e kanë zbuluar një menaxher nga Recklinghauseni, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Nga ana tjetër, si nënkontraktor ai ka punuar për një kompani gjermane.

Njëri nga punëtorët tashmë kishte qenë në kërkim pas një informate për qëndrim të tij ilegal në Gjermani dhe ai i është dorëzuar stacionit të policisë në Hamm. Në një të ardhme të afërt, pritet që ai të dëbohet në vendlindjen e tij. Dy punëtorët e tjerë fillimisht iu nënshtruan një procedure të identifikimit e më pas iu dorëzuan zyrës gjermane të emigracionit. Hetimet e mëtutjeshme është duke i kryer zyra kryesore doganore e Bielefeldit, e autorizuar nga zyra e prokurorit publik të Dortmundit.

Këtu përfshihen kontrollet nëse është paguar rroga minimale, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimi i vlerës së shtuar. Këtu përfshihet edhe kontrollet nëse nënkontraktuesi ka qenë i përfshirë në sigurimin e vendbanim të paligjshëm.