CH-Ballkani

Arrestohet 27-vjeçari që dyshohet se kreu vrasje makabër

Ante Prnjak, i cili është gjetur i vdekur në terminalin tregtar të transportit në Split (TTTS) u torturua mizorisht dhe kishte gishtat dhe bërryla e tij të thyer në të dy krahët, ndërsa dhunuesit me mjete ende të panjohura, ia kanë nxjerrë vrullshëm gjuhën dhe sytë e tij.

Më në fund, ai është vrarë me një të shtënë në kokë dhe pesë plumba në trup, pas së cilës është dërguar në TTTS.

Për vrasjen e ish anëtarit të policisë ushtarake, Ante Prnjak, policia e ka dyshuar 27-vjeçarin Liridon Berisha, një shqiptar me shtetësi serbe, i cili të enjten u arrestua në Omish, shkruajnë mediat kroate, përcjell Albinfo.ch.

“Kemi kryer hetimet në veturën BMW, në të cilën dje u shkaktua zjarr, në lokacionin Tugare. Është vërtetuar se zjarri është shkaktuar nga flakë të hapura dhe ai është një automjet në pronësi të 34-vjeçarit të vrarë. Në vazhdim do të zhvillohen hetime për krim të rëndë”, kanë deklaruar nga policia e Splitit, nga e cila theksojnë se Prnjak është transportuar i vdekur me BMW-në e tij në vendin ku është gjetur.

I dyshuari, Liridon Berisha për shtatë vite me radhë ka vendbanim të përhershëm në Strobeç, ndërsa është arrestuar gjatë qëndrimit të tij në tregun e Omishit, ku nëna dhe motra e tij shesin pemë dhe perime.

Atje ai shkoi pasi policia i kishte hyrë në gjurmë pas një thirrje telefonike që ia kishte bërë nëna e tij, për t`i dhënë një shumë të hollash. Gjatë arrestimit, tek ai nuk është gjetur armë, shkruan mऩ tej Albinfo.ch.

Në jetën nëntokësore të Splitit, siç sjhkruan “Slobodna Dalmacija”, thuhet se 27-vjeçari në veprat e tij mizore ka edhe bashkëpunëtorë, në mesin e të cilëve përmendet edhe emri i ish mjeshtrit të arteve luftarake. Thuhet se të dy personat janë parë që në mëngjes, duke shpenzuar të holla në një kazino, gjoja të marra nga viktima dhe se veturën e tij e kanë vozitur nëpër qytet, derisa e djegin.

Sa për mizoritë e ushtruara nga vrasësi, dyshohet se ky ishte një lloj mesazhi, sepse ata mendonin se i vdekuri ishte një spiun i policisë. Supozohet se ai kishte dhënë infomata për një person i cili tani është në burg.

Prnjak u arrestua në maj, kur si organizator i një grupi tregtarësh katërantarësh iu vunë prangat. Pas arrestimit ai ishte intervistuar dhe më pas u lirua për të mbrojtur veten pa ndonjë masë paraprake, e cila ishte e çuditshme për shumë njerëz.