CH-Ballkani
Arrestohet gjermani, ushtroi dhunë ndaj gruas e vjehrrës shqiptare
Mësohet se çifti jeton në Gjermani, por vazhdimisht e vizitojnë Shqipërinë, sidomos gjatë periudhës së pushimeve verore
Lajmet nga kronika e zezë nuk përfshijnë vetëm shqiptarët, por edhe gjermanët. Madje, një gjerman është akuzuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij dhe vjehrrës në Tiranë, shkruajnë mediat shqiptare.
Shtetasi gjerman është 54-vjeçari Rudolf Schaefer, i martuar prej 10 vitesh me grua shqiptare, dyshohet se ka ushtruar dhunë në gjendje të dehur, transmeton albinfo.ch.
Mësohet se çifti jeton në Gjermani, por vazhdimisht e vizitojnë Shqipërinë, sidomos gjatë periudhës së pushimeve verore. Policia e Tiranës ka njoftuar për ngjarjen nga fqinjët e çiftit të cilët kishin dëgjuar zhurma e të bërtitura të gruas dhe nënës së saj.
Policia gjithashtu arrestoi në flagrancë gjermanin, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime hetimore të mëtejshme. Gjermani 54-vjeçar akuzohet për veprën penale të dhunës në familje. Ende nuk është bërë e ditur për motivet e tij, derisa është mësuar se ai ishte në gjendje, që mund të ketë çuar deri në këtë akt.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











